
Orinda Huta, moderator dhe producente e njohur, ka ndarë një mendim të saj mbi organizimin e festivaleve muzikore në Shqipëri duke dalë në përfundimin se organizime të tilla nuk ia vlejnë për shkak të kostove të larta dhe lodhjes emocionale.
E ftuar në ‘Andale’, Orinda u ndal te shpenzimet që artistët janë të detyruar të përballojnë, duke theksuar se vetëm realizimi i një kënge mund të arrijë shifra të konsiderueshme.
“Kur ti futesh dhe merr energji të keqe, dhe harxhon… kënga shkon 5 mijë euro, jo veshja. Janë shpenzime që të bëjnë të pyesësh veten: pse duhet t’i bëj unë këto?”, u shpreh ajo.
Sipas Orindës, përveç barrës financiare, ekziston edhe një aspekt emocional që shpesh anashkalohet. Ajo thekson se klima jo gjithmonë pozitive dhe energjia e gabuar brenda këtyre eventeve e bëjnë procesin edhe më të lodhshëm për artistët dhe figurat publike.
“Pastaj futet edhe energjia jo e mirë dhe e them: pse duhet të lodhem unë?”, shtoi moderatorja e cila me këtë deklaratë hap diskutime për mbështetjen reale që u jepet artistëve në këto festivale. Versus.al

