Ka arritur në një shifër rekord shitja e një skeleti dinosauri në SHBA. Skeleti i një dinosauri Stegosaurus u ble në ankand të mërkurën për 44.6 milionë dollarë nga miliarderi amerikan Ken Griffin, i cili planifikon t'ia japë atë për ekspozim një institucioni amerikan.
Informacioni u zbulua nga Wall Street Journal dhe u konfirmua për AFP nga një burim i afërt me transaksionin.
Ken Griffin, shefi i fondit të pensioneve Citadel dhe donatori kryesor i Partisë Republikane, në nëntor 2021 pagoi 43 milionë dollarë për një kopje origjinale të Kushtetutës Amerikane, të cilën ja ka huazuar një muzeu shtetëror nga Arkansas.
Sipas Sotheby's, i cili organizoi shitjen të mërkurën në Nju Jork, blerësi "ka ndërmend të eksplorojë ekzemplarin e skeletit të dinosaurit në një institucion amerikan". “Apex (emri që i është dhënë dinosaurit), ka lindur në Amerikë dhe do të qëndrojë në Amerikë”, deklaroi Ken Griffin, sipas Wall Street Journal.
Skeleti, rreth 150 milionë vjet i vjetër, i dallueshëm nga pllakat e tij me majë përgjatë shpinës dhe në një gjendje "të jashtëzakonshme" konservimi ka thyer rekordin e vlerës së ankandit të mbajtur më parë nga një T-Rex (31.8 milionë në 2020).
Sipas revistës Forbes, pasuria e Ken Griffin vlerësohet në 37.8 miliardë dollarë. e".







