Fansat e Game of Thrones patën mundësinë të marrin pjesë në një ankand unik të organizuar nga Heritage Auctions në Dallas, me mbi 900 artikuj nga seriali legjendar.
Ankandi, i cili u zhvillua nga e enjtja deri të shtunën (10-12 tetor), mblodhi më shumë se 21 milionë dollarë, ku morën pjesë me më shumë se 4,500 fansa që dhanë ofertat e tyre.
Artikulli më i kërkuar ishte Froni i Hekurt, i cili u shit në vetëm gjashtë minuta për 1.49 milionë dollarë.
Në serinë epike froni simbolizonte luftën për pushtet. Ajo u krijua pas një urdhri të dhënë nga Egon Pushtuesi, Dragoit të Valerionit , për të shkrirë me frymën e tij të nxehtë një mijë shpata të armiqve të tij të mundur gjatë Luftës së Pushtimit.
"Njerëzit donin një pjesë të magjisë "Game of Thrones", tha në një deklaratë Joe Maddalena, nënkryetar ekzekutiv i Heritage Auctions.
Përveç “Fronit të Hekurt”, më shumë se 30 objekte “kapën” një numër gjashtëshifror.
Dy sende të tjera që shkaktuan një "bum ofertash" ishin shpata famëkeqe Longclaë e Jon Snow, e mbajtur nga Kit Harington (Kit Harington) e cila u shit për 400,000 dollarë dhe një kostum me mantelin mbresëlënës të yllit që u fitua nga një fans i cili pagoi 337,500 dollarë./Versus.al







