Ngjarja e ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP ku Gjesti tentoi të kapërcente murin rrethues në përpjekje për t’u larguar, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.
Produksioni u fiku mikrofonët banorëve në momentin kur ata po diskutonin për këtë çështje ndërsa jashtë shtëpisë nuk kanë munguar as ironitë dhe komentet e shumta.
Mes tyre ishte edhe Ilir Shaqiri, fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP, i cili ka zgjedhur të reagojë në rrjetet sociale në një mënyrë që ka shkaktuar polemika të shumta.
Balerini ka publikuar në InstaStory një video të një majmuni që tenton të kacavirret në mur për t’u larguar, duke lënë të kuptohet se është një ironi e drejtpërdrejtë ndaj veprimit të Gjestit.

Ky postim është pritur me shumë kritika nga ndjekësit, të cilët e kanë konsideruar ironinë e Shaqirit si të tepërt dhe të rëndë. Sipas tyre, ndonëse mund të mos pajtohet me veprimin e Gjestit, krahasimi i tij në këtë mënyrë është i panevojshëm dhe fyes. Versus.al







