
Ish-konkurrenti i Big Brother Vip Albania 5, Ilir Vrenozi pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, dha një intervistë ku shpjegoi arsyet e daljes. Vrenozi tregoi se ka probleme me veshkat, mbipeshën dhe stresin.
“Një muaj aty më është dukur gjashtë vjet. Unë e ndava mendjen, që të mos mendoja as për familjen, e hoqa atë pjesë sepse më shumë do të rëndohesha. Ishte eksperiencë e mirë, kjo nuk diskutohet, më vjen shumë gjynah që dola.
Ja ta tregoj këtu live, shikoje si janë bërë këmbët e mija janë ënjtur sepse unë kam mbipeshë. Nëse qëndroja më gjatë në Big Brother Vip mund të përfundoja në spital, më shumë kisha hallin e shëndetit”, tha Vrenozi.
Ish-banori i Big Brother Vip Albania në mes të emisionit, tregoi këmbën që i ishte ënjtur nga mbipesha, duke shtuar se nëse do të qëndronte më gjatë mund të përkeqësohej shëndeti dhe të përfundonte në spital./Versus.al

