Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë ku tregoi arsyet pse përse vendosi që këtë eksperiencë ta linte në mes.
“Një muaj aty mu duk shumë. E ndava mendjen kur u futa brenda, të mos mendoja për familjen. Ajo është eksperienca më e mirë, e përjetova. Më vjen keq që përfundoi kështu.
Pas dy javësh, vajtja tek zhavorri… Kisha hallin e shëndetit. Stenaldo është njeriu më i mirë që kam njohur. Ai qau më shumë se për nënën dje, më tha nuk kam me kë të qaj tani. Aty bëhesh si i familjes. Nuk dal dot nga vetja. Nuk bëj dot që të kapem kot, disa persona e bëjnë aty. Mua më kanë dashur aty”, tha Vrenozi pwr emisionin Shqipwria Live.
Gjithashtu ai komentoi dhe lojën e lojtarëve të tjerë duke u shprehur njeriu më i vërtetë aty është Stenaldo ndërsa më falsi është Anxhelo.
Pjesë nga emisioni:
Njeriu më i vërtetë?
Stenaldo
Më fals?
Tek ai të shkon gjuha
Angelo?
Po. Ai nxori Juxhinin, Lore. Kush i afrohet atij del.
Kush është më qaramani?
Kristi
I përkëdheluri?
Kristi
Negativi?
Kristi
A do e kesh mik Senon?
Po, të gjithë
Jo vetëm Senon?
Senon po e po, nuk diskutohet

