MAGAZINË /

Java nis me reshje shiu në disa zona të vendit, si parashikohet të jetë moti për të hënën

Parashikimi i motit, 8 dhjetor.

Shkruar nga Versus

Java nis me reshje shiu në disa zona të vendit, si parashikohet

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore shi dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve malore të cilat pas orëve të mëngjesit pritet shpërbërja graduale e tyre.

Në orët e para të 24- orëshit deri në mëngjes vranësirat në relievet malore në lindje  të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 12m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do jetë i forcës 2-3 ballë. Versus.al

Poll