
Liverpooli po kalon një periudhë të vështirë, jo vetëm për rezultatet e dobëta, por edhe për tensionet brenda skuadrës. Ylli i ekipit, Mohamed Salah, u la në stol për të gjithë 90 minutat e barazimit 3-3 ndaj Leeds United nga trajneri Arne Slot, gjë që shkaktoi debat të madh.
Kapiteni Virgil van Dijk ndërhyri në këtë situatë dhe e mbrojti kolegun e tij egjiptian, duke theksuar se Salah është një lojtar fantastik që meriton respekt për gjithçka që ka bërë për Liverpoolin në "Anfield Road".
“Ai është ende një lojtar fantastik dhe duhet të kujtojmë se ka një arsye pse ai ka qenë kaq i suksesshëm në klub, dhe kjo duhet respektuar. Kam nevojë që ai të jetë pranë, si një nga liderët. Nuk jam i shqetësuar".
"Ai është i zhgënjyer, por kjo është absolutisht normale. Nëse nuk je i zhgënjyer kur nuk luan dy ndeshje radhazi, atëherë ka një problem. Kështu ka qenë gjithmonë (jo, askush nuk është i pazëvendësueshëm). Nuk ke merita të pakufizuara, të gjithë duhet të performojnë”, deklaroi tha Van Dijk, sipas This is Anfield.
Ndërkohë, The Athletic kritikoi ashpër Salahun pas intervistës së tij shpërthyese pas ndeshjes me Leeds, duke e përshkruar reagimin e tij si një mungesë respekti dhe veprim egoist.

