Trajneri i Fenerbaçes, Jose Mourinho i njohur me nofkën "Speciali", ka përzgjedhur tre futbollistët më të mirë në histori të futbollit dhe i ka befasuar të gjithë duke lënë jashtë kësaj liste bashkëkombasin e tij, Cristiano Ronaldon.
Mourinho cilësohet gjerësisht si njëri prej trajnerëve më të mirë të gjeneratës së tij, pas sukseseve që ka arritur në ekipe si Porto, Inter, Milan, Real Madrid dhe Manchester United.
Në një intervistë befasuese, ai ka lënë Cristiano Ronaldon jashtë listës së më të mirëve në histori, pavarësisht se sulmuesi portugez konsiderohet si njëri prej më të mirëve teksa së fundmi ka arritur shifrën e mbi 900 golave të shënuar në karrierë.
Mourinho, sidoqoftë, vendosi për rivalin e tij Lionel Messin, po ashtu edhe për dyshen Diego Maradona dhe Pele si më të mirët që ka parë futbolli.
“Për mua, tre lojtarët më të mirë në histori janë Messi, Pele dhe Maradona”, ka thënë shkurtimisht tekniku portugez.
Sidoqoftë, Mourinho e kishte përmendur Ronaldon kur ishte pyetur se cilët janë futbollistët më të mirë që ka stërvitur, aty ku bënin pjesë edhe emra si Lampard, Terry, Drogba dhe Xabi Alonso. Versus.al







