MAGAZINË /

Jul Deda ironizon banorin e Big Brother: Askush s’ma heq krenarinë e të qenurit nje mashkull straight

Aktori i humorit Jul Deda ka ironizuar banorin e “Big Brother Vip Albania”, Bernard Hulme, i cili gjatë primet të ditësh së djeshme deklaroi se ishte gay. 

Shkruar nga Versus

Jul Deda ironizon banorin e Big Brother: Askush s’ma heq krenarinë e

Aktori i humorit Jul Deda ka ironizuar banorin e “Big Brother Vip Albania”, Bernard Hulme, i cili gjatë primet të ditësh së djeshme deklaroi se ishte gay. 

“Nuk lejoj askënd që të më heqë krenarinë e të qenit një mashkull homoseksual”, tha Bernardi, teksa më pas “shpërtheu” në lot pas një debati në lidhje me këtë temë me Xumin e Zebërvokin. 

Jul Deda ka ripërsëritur deklaratën e tij teksa në fund thotë: “...askush sma heq krenarinë e të qenurit një mashkull straight”. 

“Më lejoni t’ju deklaroj se jam një bashkëshort i shkëlqyer me bashkëshorten time. Një baba shëmbullor për fëmijët e mi dhe një djal fantastik për nënën time. Gjysh nuk jam bërë akoma por askush sma heq krenarinë e të  qenurit nje mashkull straight“, thotë aktori.

Jul Deda ka qenë mjaft aktiv këtë sezon me komentet e tij në lidhje me dinamikat dhe banorët e shtëpisë. Një tjetër shkrim ai e ka postuar në Instagram story pasi Bernardi bëri deklaratën e tij, duke e cilësuar këtë veprim si një lojë. / Versus.al

Poll