MAGAZINË /

Kërkesa e pazakontë e Justin Bieber, ja çfarë i kërkoi Hailey-t para lindjes

Por në fakt ishte Justin Bieber ai që zgjodhi modelin e thonjve të saj gjatë lindjes së fëmijës së tyre të parë

Shkruar nga M.H

Kërkesa e pazakontë e Justin Bieber, ja çfarë i

Justin dhe Hailey u bënë prindër të një djali ditën e premte (23 gusht)dhe lajmin e bënë të ditur përmes një postimi në Instagram.

Në foton ku njoftuan lindjen e djalit të tyre, nuk mbeteshin pa u vënë re edhe thonjtë e Hailey.

Por në fakt ishte Justin Bieber ai që zgjodhi modelin e thonjve të saj gjatë lindjes së fëmijës së tyre të parë.

Dhe rezulton, se dizajni micro-French ngjyrë nude në thonjtë e saj në formë bajame u zgjodh nga burri i saj, sipas stilistes së modeles, Zola Ganzorigt.

“Justin zgjodhi modelin e thonjve të Hailey dhe kjo ishte kërkesa e tij”, tha Ganzorigt për Vogue.

Çifti i njohur i vunë edhe emrin e veçantë djalit të tyre, Jack Blues Bieber.


/ Versus.al

Poll