Kishte 30 vjet që priste këtë ditë. Në një mesazh të gjatë dhe fort emocionues të bërë publik në rrjetet sociale, artistja e mirënjohur Marsela Çibukaj ka bërë të ditur se që prej ditës së sotme ajo është dhe shtetase italiane, duke marrë më në fund pasaportën e vendit fqinj, ku familja e saj emigroi tre dekada më parë. Një mesazh i ndjerë, por më sakrifica, por dhe mirënjohje ai i kantautores së njohur Çibukaj, e cila kurrë nuk e ka fshehur “dobësinë” e saj për atdheun e saj të dytë, vendin ku u rrit, u shkollua dhe nisi krijimin e identitetit si artiste.
View this post on Instagram
“Pas mbi 30 vitesh, më në fund shtetësia italiane.
Për ata që më njohin dhe kanë qenë pranë meje, ju e dini se çfarë përfaqëson Italia dhe për mua dhe familjen time këto 30 vite, ndaj mund ta imagjinoni gëzimin tim sot.
Kush më njeh e di për momentet e vështira dhe sakrificat e kësaj familjeje të vogël shqiptare që u nis me gomone në kohë kaotike për të kaluar Kanalin e Otrantos dhe për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Itali.
Ishin fillimet e viteve '90, vite të vështira për t'u integruar në një realitet të ri dhe ndryshe, ku herë pas here nuk mungonin paragjykimet dhe pengesat për tu kapërcyer. Lodhja që bëhëj për të marrë një leje qëndrimi duke qëndruar në radhë të gjata para komisariatit. Dhe pastaj në të njëjtën kohë, përqafimi i Velletri-t, kësaj krahine të vogël në jug të Romës, e rrethuar nga gjelbërimi dhe e përbërë nga njerëz zemërmirë, që dinin të na përqafonin dhe të na bënin të ndiheshim pjesë e tyre.
Me pak fjalë, shumë e shumë kujtime në mendjen time. U emocionova vetëm duke menduar se sa netë kalova duke studiuar historinë dhe kulturën e një vendi që e desha aq shumë menjëherë. Duke studiuar latinisht dhe greqisht deri vonë, duke studiuar Senekën dhe Danten dhe më pas Petrarkën, Manzonin, Ungarettin e shumë të tjerë... Dhe pastaj të këndoj kudo, siç bëj edhe sot, kushedi sa kantautorë italianë dhe sa këngë të mrekullueshme italiane më ndihmuan të bëhesha kjo që jam sot. U emocionova kur kujtova kur fillova të ëndërroja në italisht, të brohorisja me entuziazëm për Azzurri-t dhe të mësoja në kohë rekord të gatuaja siç duhet. ☺️
Kaq shumë gjëra për të treguar për këtë pjesë të rëndësishme të historisë sime dhe të jetës sime. Na duhet një libër (dhe kush e di, mund ta shkruaj një ditë).
Ndërkohë sot festoj, festoj sepse sot më shumë se kurrë në zemrën time (jo vetëm në pasaportën time) jam me krenari edhe shqiptare ???????? edhe italiane ????????.
Marsela e vogël uron sot Marselën më të madhe:
“Urime Mars, ta gëzosh” ????







