Kanë kaluar plot 3 dekada që kur filmi vizatimor “Mbreti luan” doli për herë të parë në kinematë amerikane. Premiera e tij ishte në 15 qershor të 1994. Filmi fitoi 2 çmime Oscar; një për kolonen zanore të shkruar nga Hans Zimmer dhe tjera për këngën më të mirë “A mund ta ndjesh dashurinë sonte” të shkruar nga Elton Xhon.
Dielli që lind mbi një qiell të kuq, muzika që rritet dhe vargjet e kënduara në gjuhën zulu, pastaj kafshët e Savanës që zgjohen dhe vrapojnë drejt Shkëmbit të Mbretërve, nëse edhe sot, pas tridhjetë vjetësh, kjo është madhështore, për ata që e panë në vitin 1994, në errësirën e kinemasë, ishte shpërthyese.
Që në ato minutat e para ishte e qartë se 'Mbreti Luan' po ofronte diçka të paparë më parë në kinemanë e animuar, duke i shoqëruar shikuesit drejt një eksperience të re dhe emocionuese.
I frymëzuar nga Hamleti i Shekspirit, Mbreti Luan ndoqi historinë e Simba, një këlysh luani, bir i një mbreti dhe i destinuar të bëhej vetë mbret.
Jeta e tij, e privilegjuar dhe tashmë e hartuar, ndryshon krejtësisht rrjedhën kur xhaxhai i tij Scar, i cili synon fshehurazi fronin, vendos të vrasë vëllain e tij dhe t'ia hedhë fajin nipit të tij. Në atë moment Simba fillon një jetë ndryshe, por të lumtur falë miqve të tij Pumbaa dhe Timon të cilët i mësojnë moton e Hakuna Matata dhe jetën pa shqetësime. Por a është e mundur t'i kthesh shpinën të shkuarës?







