MAGAZINË /

Më nxehtë sesa dje, sa pritet të shkojnë temperaturat gjatë së premtes

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 qershor.

Shkruar nga Versus

Më nxehtë sesa dje, sa pritet të shkojnë temperaturat

Ditën e premte mbi vnedin tonë do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qendrueshme dhe të nxehta.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.  Era parashikohet të jetë nga  veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të ishte i forcës 1-2 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 20 deri 39°C

në zonat e ulëta 22 deri 41°C   

në zonat bregdetare 23 deri 39°C. Versus.al

Poll