Takimi i shumëpritur pas 15 vitesh mes këngëtares Parashqevi Simaku dhe të birit ndodhi këtë të premte. Pritja mori fund dhe nënë e bir kanë mundur të takohen, të shihen sy më sy dhe të flasin për herë të parë.
Bashkë me të ajo ka takuar dhe ish burrin, Robert për të cilin thotë: Zoti e bekoftë! Takimi ka ndodhur në New York pas shumë e shumë peripecish.
Ndërsa i biri teksa organizatori e publikuesi i pmajeve te këtij takimi, biznsmeni Elton Iliriani e pyet si ndihet dhe nëse ai e do nënën e tij Luke përgjigjet: Ndihem mirë, e dua!
Takimi mes Parashqevisë dhe familjarëve të saj ishte parashikuar për këtë të premte dhe vëmëndja e opinionit publik ishte e përqendruar tek ritakimi u shumëpritur.
Kujtojmë se Parashqevi Simaku prej kohësh ka jetuar në një metro si endacake në pritje për një takim fatlum me të birin, i cili ju la në kujdestari babait Robert Nofle pas divorcit me këngëtaren shqiptare.







