MAGAZINË /

Mos harroni çadrat! Reshje shiu me intensitet të lartë në të gjithë territorin e vendit

Parashikimi i motit, 6 janar.

Shkruar nga Versus

Mos harroni çadrat! Reshje shiu me intensitet të lartë në

Edhe ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare të dendura, të shoqëruara me reshje shiu gjatë gjithë ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet do të jenë kryesisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në zonën e veriperëndimit, veçanërisht në qarkun Shkodër, priten reshje me intensitet mesatar deri lokalisht të lartë, të shoqëruara me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike. 

Në zonën e Alpeve dhe në relievet malore të verilindjes, në lartësitë mbi 1500 metra, priten reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Versus.al

Poll