
Kjo javë do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Sipas meteorologëve, reshjet e shiut priten të jenë intensive ditën e martë.
“Ultësira perëndimore do të sjellë reshje shiu”, tha meteorologia Lajda Porja.
Po ashtu, meteorologët parashikojnë edhe reshje bore.
''Kanë nisur reshjet që nga fundjava. Gjatë ditës së martë, në Bajram Curri, Puka, Dibra, Bulqizë, Kukës e zona të tjera do të ketë reshje bore gjatë gjithë ditës së martë”.
Ndryshe nga këto ditë që kanë qenë të ngrohta, temperaturat do të pësojnë ulje, sidomos në vlerat minimale, të cilat më parë kanë qenë disa gradë mbi normat tipike për muajin shkurt.
“Temperaturat në zonat malore do të jenë rreth 0 dhe -1 gradë, ndërsa maksimumi do të arrijë 14–15 gradë. Duke filluar ditën e mërkurë do ketë ndërprerje të përkohshme të reshjeve duke rinisur ditën e enjte dhe të premte”.
Meteorologët parashikojnë që fundjava dhe deri në fund të shkurtit moti të jetë pa reshje, por i ftohtë.

