AKTUALITET /

“Kosova e burgosur”, NEWBORN rrethohet me kangjella hekuri si burgu i Gjykatës Speciale në Hagë

Rrethimi simbolik i Monumenti NEWBORN nga aktivistë synon të shprehë pakënaqësinë ndaj proceseve gjyqësore në Hagë, duke e paraqitur ikonën e pavarësisë si një “burg” dhe duke përcjellë mesazhin e tyre për padrejtësi të perceptuar.

Shkruar nga Versus

“Kosova e burgosur”, NEWBORN rrethohet me kangjella hekuri si burgu

Monumenti NEWBORN, simbol i 17 shkurtit dhe i shpalljes së shtetit të Kosovës, është rrethuar simbolikisht me barriera metalike nga aktivistë të platformës “Liria ka emër”, menjëherë pas përfundimit të procesit të ngjyrosjes së tij.

Aksioni synonte ta paraqiste monumentin si një “burg”, në shenjë proteste ndaj proceseve gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në rrethimin e vendosur u shfaq edhe një tabelë me mbishkrimin “Kosova e burgosur”, duke simbolizuar, sipas organizatorëve, ndjenjën e padrejtësisë që ata besojnë se po përjetojnë qytetarët.

Aktivistja Eliza Hoxha deklaroi se veprimi ishte një reagim qytetar ndaj asaj që e konsiderojnë një padrejtësi historike që prek themelet e shtetit.

Sipas saj, mesazhi synon të reflektojë shqetësimin për gjykimet në Hagë, ku prej vitesh në paraburgim ndodhen ish-udhëheqës të rëndësishëm politikë dhe institucionalë të Kosovës, përfshirë Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, të cilët konsiderohen figura kyçe të periudhës së luftës dhe shtetformimit./ Versus.al

 

Tags:

newborn

Poll