AKTUALITET /

EMRI/ Aksioni i SPAK për Call-Centerat në Tiranë, arrestohet një shtetas italian

Sipas autoriteteve, Notaristefano u kap në Porti i Durrësit teksa tentonte të largohej nga Shqipëria.

Shkruar nga Versus

EMRI/ Aksioni i SPAK për Call-Centerat në Tiranë, arrestohet

Policia ka arrestuar një shtetas italian gjatë një operacioni të SPAK kundër një call center-i në Tiranë, i dyshuar për mashtrime financiare.

I ndaluari është Cosimo Notaristefano, ndërsa GJKKO ka vendosur masën “arrest me burg” për gjashtë persona të përfshirë në aktivitetin e dyshuar kriminal.

Sipas autoriteteve, Notaristefano u kap në Porti i Durrësit teksa tentonte të largohej nga Shqipëria.

Mediat italiane raportojnë se hetimet në Itali fokusohen edhe te Alfonso Vicinanza, një oficer policie nga Salerno, i dyshuar se rekrutonte të rinj për t’i dërguar në Tiranë me qëllim mashtrimin e qytetarëve italianë./ Versus.al

Poll