MAGAZINË /

Ndërron jetë gazetari shumë i dashur për shqiptarët, ikonë e TV italian

Një sulm në zemër i ka marrë jetën moderatorit të njohur Luca Giurato

Shkruar nga Versus

Ndërron jetë gazetari shumë i dashur për shqiptarët,

Lamtumirë Luca Giurato! Gazetari dhe prezantuesi televiziv ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare pasi pësoi një atak në zemër teksa ndodhej në Santa Marinella të Lazios, për pushime. Lajmin e ka konfirmuar bashkëshortja e tij Daniela Vergara. Ndërhyrja e mjekëve ka qenë e kotë dhe ata kanë mundur vetëm të konfirmojnë vdekjen e tij.

Ndërron jetë gazetari shumë i dashur për shqiptarët,

Giurato lindi në Romë më 23 dhjetor 1939. Pas mbarimit të shkollës së mesme në Virgilio, ai filloi karrierën e tij gazetareske duke iu bashkuar "Paese Ser a" si reporter. Pasi u bë profesionist në vitin 1965, ai vazhdoi punën në “La Stampa” ndërsa në vitin 1986 kaloi në drejtimin e GR1, gazetës radiofonike të Radio Rait, duke u bërë më pas zëvendësdrejtor i Tg1 deri në vitin 1990.
Sidoqoftë, në vitet '90 popullariteti i tij u rrit në qiell falë kalimit në televizion.

Ndërron jetë gazetari shumë i dashur për shqiptarët,

Që nga paraqitja e tij e parë në revistën e shtypit të Tg1 Notte, midis viteve 1992 dhe 1993, e deri te moderimi i "Domenica in ", në 1993, së bashku me Mara Venier.

Ndërron jetë gazetari shumë i dashur për shqiptarët,

Ai ka qenë prezantues për disa vite i edicioneve të ndryshme të "Unomattina ", ndërsa në vitin 2008, sërish përkrah Mara Venierit, ka qenë komentator i " L'Isola dei famos i". 
I pajisur me një simpati të natyrshme dhe një stil të lirë, ai u bë shpejt një personazh shumë i dashur për publikun edhe falë disa gafave të filmuara menjëherë nga grupi i Gialappa-s në "Mai dire gol" dhe në "Striscia la notizia".  
Luca giurato ka qenë i personazh mjaft i njohur dhe i dashur dhe për shqiptarët në fillim të viteve 1990-2000

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: