
Balerini i njohur Ilir Shaqiri është një nga personazhet, i cili shfaqet shpesh në rrjete sociale.
Ish-fituesi i BBVA1 ndan momente të ndryshme me ndjkësit e tij si nga jeta profesionale ashtu edhe nga ajo private.
Së fundmi ai ka ndarë një mesazh që i ishte shkruar në adresën e tij të Instagramit.
Një prej ndjekësve e kishte komentuar balerinin për këngët që ai bën duke e falenderuar për muzikën e mirë që ka dhuruar prej 17 vitesh.
Mirëpo është mjaft e qartë që ndjkësi e kishte ngtërruar më këngëtarin shqiptar me të njëjtin emër, Iliri Shaqiri.
“O bac si je, a u lodhe? Faleminderit për krejt këngët me 17 vjet që i kam i dëgjoj dhe s’ka muzikë ma t’mirë”, i ka shkruar ndjekësi.
Si situatë komike është parë nga syri i balerinit, i cili me humor ka replikuar:
“Ti i gjete të gjitha. Vet i knoj e vet i kërcej”.
/ Versus.al







