
Pavarësisht se në fillim dukej si diçka e parealizueshme, tani duket se po bëhet realitet. Jose Mourinho është vetëm një hap larg klubit turk të Fenerbahces. Tanimë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes pasi palët kanë gjetur dakordësinë totale mes tyre.
Ky është një lajm i madh për futbollit turk pasi nuk ka pasur më parë një trajner të këtij kalibri.
Që prej largimit nga Roma, portugezi i njohur ndryshe me nofkën “The Special One”, ishte i papunë ndërsa tani raportohet të ketë gati një marrëveshje dy vjeçare me skuadrën turke. Versus.al







