MAGAZINË /

Nuk fshihen më! Rudina Hajdari e lumtur në krahët e regjisorit e producentit

Shumëkush “u bë lëmsh” dhe u duk sikur Rudi ishte kthyer në krahët e ish-bashkëshortit me të cilët është divorcuar 2 vjet më parë Muçjon Demiraj, me të cilin ka një vajzë të quajtur Sihana.

Shkruar nga Versus

Nuk fshihen më! Rudina Hajdari e lumtur në krahët e regjisorit e

Bëri xhiron e rrjetit dy ditët e fundit një fotot e ish-deputetes Rudina Hajdari në krahët e një mashkulli simpatik.

Shumëkush “u bë lëmsh” dhe u duk sikur Rudi ishte kthyer në krahët e ish-bashkëshortit me të cilët është divorcuar 2 vjet më parë Muçjon Demiraj, me të cilin ka një vajzë të quajtur Sihana. Ky lëmsh u krijua nga nga një lloj ngjashmërie mes ish-bashkëshortit të Rudina Hajdarit dhe mashkullit që tashmë e bën të ndjehet “e bekuar” ish-ligjvënësja.

Nuk fshihen më! Rudina Hajdari e lumtur në krahët e regjisorit e

Së fundmi Rudina Hajdari ka vendosur të shijojë disa ditë pushimesh në jug të Shqipërisë, nga ku nuk ka ngurruar të ndajë as foto në rrjetet e saj sociale.

Nuk fshihen më! Rudina Hajdari e lumtur në krahët e regjisorit e

Por surprizë ka qenë një foto e hedhur së fundmi me partnerin e saj të ri. Ai mësohet se quhet Tan Kazazi dhe është një producent dhe regjisor filmash. Hajdari shihet në foto e ulur në prehrin e artistit, të përqafuar dhe të dy shumë të qeshur.

Në mbishkrimin e kësaj foto ish-deputetja e PD-së shkruan: E bekuar!

Nuk fshihen më! Rudina Hajdari e lumtur në krahët e regjisorit e

Ai vetè i ka bërë rishpërndarje të postimit të Rudit, duke konfirmuar kështu romancen e çiftit më të ri të showbizz./Versus.al

Poll