
Paqsor Hajdini, babai i Genard Hajdinit ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare. Ditët e fundit kanë qenë të qëndrueshme për Paqsorin, pasi kishte rënë në gjendje kome.
Ai ishte në Reanimacionin Qendror të QSUT, por pas shtrimit disa ditor në spital dhe kujdesit të mjekëve, ai ka mbyllur sytë përgjithmonë më 9 tetor. Motra e tij, Elida Prenika Hajdini, dha lajmin e trishtë, ndërsa falenderoi mjekët e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” për kujdesin dhe humanizmin. “Ikja e tij la boshllëk të madh në zemrat tona dhe dhimbje të thellë që s’ka fjalë ta përshkruajë”, shkruan motra e ndjerit.
Familja e tyre është në një moment të vështirë shëndetësor, pasi edhe dy fëmijët janë në spital. Genardi ndodhet në Shërbimin Infektiv, kurse motra e tij, Sonida, është shtruar në QSUT.
“Familja e ndjerit Paqsor Hajdini shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e tij ndaj stafit të Reanimacionit Qendror të QSUT për kujdesin dhe humanizmin që kanë treguar gjatë trajtimit të tij.
Njëkohësisht, shprehim mirënjohje të sinqertë për drejtuesit dhe stafin e Shërbimit të Infektivit për kujdesin ndaj pacientit Genard Hajdini, në procesin e riaftësimit, si dhe për drejtorinë e QSUT për kujdesin e treguar ndaj motrës së tij, Sonida Hajdini”, njofton motra e Paqsor Hajdinit.







