Hatërmbetja mes moderatoreve Kiara Tito dhe Dojna Mema për heqjen nga lista e ndjekësve të instagramit, ka përfshirë në debat edhe fituesin e Big Brother VIP2, këngëtarin Luiz Ejlli.
Ky i fundit, në mbështetje të bashkëshortes së tij, ka ironizuar deklaratën e bërë nga Dojna në rrjete sociale ku kishte publikuar një foto nga biseda me motrën e saj lidhur me Kiara Titon. Luizi ka nxjerrë një bisedë të tijën me Kiarën në gusht ku ai parashikonte ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Më pas njëjtë si Dojna, e ka shoqëruar me një mbishkrim:
‘’Mua kur më pyesin direkt jashtë kamerave, kam këllqe për tu përgjigjur drejtpërdrejtë! Sepse ndjehem rehat, e nuk merrem me sajesa që i besojnë vetë. Thënë kjo, tema është e paparë, dhe kam shumë interes ta tjerrë edhe me shumë se kaq publikisht. Naten e mirë’’. Sipas tij, Dojna po e shijon vëmendjen dhe prandaj po e 'tjerr' më tej këtë çështje publikisht. Versus.al







