Pas largimit të saj nga emisioni “Goca dhe Gra” dhe nga Shqipëria, Heidi Baci ka marrë një mbështetje të veçantë nga nëna e saj, Lajla Kamata.
Në një postim emocionues në Instagram, Lajla ka ndarë fjalë të ngrohta për vajzën e saj, duke e përshkruar si një burim krenarie që nga lindja, “diellin e familjes”.
Mesazhi i saj vjen pas një vale reagimesh dhe komentesh nga ndjekësit e Heidit, të cilët kanë shprehur mendimet e tyre rreth vendimit të saj për t’u tërhequr nga emisioni. Lajla thekson se çdo hap i Heidit ka sjellë krenari në jetën e saj dhe se ajo vazhdon të jetë një ndihmesë e rëndësishme për familjen.
"Një gjë ta dish të sigurt, Heidushi jonë, ti na ke bërë krenarë që ditën që ke lindur, dhe vazhdon ta bësh këtë çdo ditë të jetës sonë. Ti je dhe do të jesh dielli i familjes sonë! Të duam”
Kjo mbështetje publike e së ëmës vjen në një kohë kur Heidi tha se "ka nevojë të shkëputet dhe të marrë veten", për një periudhë të re në jetën e saj.