
Princ Harry, i cili do të festojë ditëlindjen e tij të 40-të më 15 shtator do të marrë më shumë se 4.7 milionë dollarë dhuratë nga stërgjyshja e tij.
Princi do të marrë këto para pa taksa të përfshira nga fondi prej 8 milionë dollarësh si pjesë e një dhurate nga testamenti i stërgjyshes së tij.
Trashëgimia mbretërore u nda në dy pjesë një për t’u dhënë princave William dhe Harry, kur ata mbushën 21 vjeç dhe një tjetër në ditëlindjen e tyre të 40-të.
Harry mori këstin e parë të pjesës së tij të trashëgimisë nga fondi total, 19 milionë dollarë, kur mbushi 21 vjeç në 2005.
Ndërsa, princi William mbushi 40 vjeç në vitin 2022 dhe Harry tani do të marrë pjesën e mbetur prej 8 milionë dollarësh.
Stërgjyshja e Harry-t, Elizabeth, ndërroi jetë në vitin 2002 kur ajo ishte 102 vjeç.
Kur Nëna Mbretëreshë Elizabeth ndërroi jetë Pallati Buckingham lëshoi një deklaratë që thuhej:
“Mbretëresha Elizabeth, Nëna Mbretëreshë i ka lënë trashëgim Mbretëreshës të gjithë pasurinë e saj (që kryesisht përfshin përmbajtjen e shtëpive të saj)./ Versus.al







