Mauro Icardi ka bërë publike lidhjen e shumëpërfolur të dashurisë me China Suárez. Sipas mediave të huaja aktorja e famshme u bë shkak për divorcin e futbollistin me modelen Wanda Nara.
Ish bashkëshorta e Icardit ka pretenduar më herët se mes Icardit dhe Suárez ka patur një lidhje jashtëmartesore.
Icardi ka zgjedhur të bëjë publike romancën e tij përmes disa fotografive në rrjetin social “Instagram”, ku i ka dedikuar partneres fjalë të ëmbla.
“Thonë se historitë më të bukura fillojnë kur më pak e pret… kush e di… janë gjëra të fatit… ai fat që gjithmonë gjen mënyrën për të bashkuar dy njerëz, pavarësisht sa kohë kalon ose sa shumë rrugë duhet të kalojnë. Për shkak se ka takime që duken sikur janë shkruar në yje, ato që kur ishim të vegjël i shikonim dhe i shoqëronim çdo natë dhe ëndërronim aq shumë gjëra… sot, nuk kam nevojë për më shumë shenja… e di që me ty, jam aty ku duhet të jem,” ka shkruar futbollisti.
Nga martesa me Wanda Narën, Mauro Icardi ka dy vajza. /Versus.al/







