MAGAZINË /

“Shihja një dritë”, Bujar Qamili kujton çfarë i ndodhi gjatë ditëve që qëndroi në gjendje kome

Këngëtari rrëfen se djali i tij i kishte qënduar pranë shtratit çdo moment kur ishte në gjendje kome

Shkruar nga Versus
“Shihja një dritë”, Bujar Qamili kujton çfarë
Këngëtari Bujar Qamili

Këngëtari Bujar Qamili si kurrë më parë ka rrëfyer betejën e tij të egër me virusin Covid-19 dy vite më parë.

Në “Se Luan Topi”, Bujar Qamili tregoi sesi i përjetoi 21 ditët në koma teksa falenderoi djalin e tij që i qëndroi pranë gjatë gjithë kohës.

“Unë e mora Covid-in në Shqipëri dhe ika direkt në Itali. Mbaj mend 3-4 ditët e para, që isha i shtruar në spital. Pastaj, nuk di gjë në botë çfarë ka ndodhur me mua. Asgjë! Madje, kur e mora veten pas 21 ditëve, që a po shkoj a po rri, po më duket se Zoti më pa mirë dhe tha rri dhe pak se i duhesh një fije. Gjëja më e bukur, kur e kam pyetur djalin, që për mua ishte një shpëtimtar se më qëndroi në kokë 21 ditë, me ato veshjet e Covid. E falënderoj shumë dhe i jam shumë borxhli”- tha këngëtari.

Më tej ai kujton çastet e para kur u zgjua nga koma dhe bisedën që pati me të birin.

“Unë shihja një dritë bezhë, ishte si perde. Fillova duke dëgjuar ca zëra kur po dilja nga koma. Kthej kokën dhe shoh djalin, nuk kam lënë fjalë pa e sharë, i thosha si më le këtu. Kur të bëhesh më mirë do flasim më thoshte. Bush, më tha, të kalojë kjo punë, po një gjë është e mirë, që ti nuk ke ditur asgjë në botë se çfarë ka ndodhur”- shtoi Bujar Qamili më tej.

Poll