MAGAZINË /

Shqiptari "shet" djalin e Trump. Të dy pas kriptomonedhës DJT që u rrit 385% në 24 orë?

Martin Shkreli, i cilësuar si njeriu më i urryer i Amerikës ridel në skenë fuqishëm. A fshihet ai dhe Barron Trump pas kriptomonedhës DJT, akronimi i Donald J.Trump?

Shkruar nga Versus
Shqiptari "shet" djalin e Trump. Të dy pas kriptomonedhës
Martin Shkreli dhe Barron Trump

Ditët e fundit, një kriptomonedhë e re e lançuar në prill ka marrë hov, vlera e saj është rritur me 385% në 24 orë, me një vëllim tregtimi prej 363 milionë dollarësh, pasi u shfaq një lidhje e mundshme me familjen Trump. Në fund të fundit, kriptomonedha quhet DJT, inicialet e Donald J. Trump dhe duket se pas saj qëndron Barron, djali 18-vjeçar i ish-presidentit. Ose të paktën kështu thotë Martin Shkreli, i njohur edhe si "njeriu më i urryer në Amerikë", famëkeqi i "Pharma Bro", i cili në vitin 2015 kishte rritur me 5000% koston e një ilaçi për pacientët me AIDS, i cili më pas u dënua për mashtrim dhe bëri katër  vite burg.

Shqiptari "shet" djalin e Trump. Të dy pas kriptomonedhës
Martin Shkreli

Shkreli u lirua nga burgu në vitin 2022 dhe tani pretendon se qëndron pas DJT, edhe pse ideja - thotë ai - ishte e Barron Trump. Shkreli e zbuloi publikisht lidhjen pasi u demaskua nga një hetues "social": një kompani e analizës së të dhënave kishte ofruar një shpërblim prej 150 mijë dollarësh për këdo që zbulonte se kush ishte pas kriptomonedhës që shpërtheu papritur në platformën Solana dhe ZachXBT dhe të mërkurën e kaluar gjurmimi çoi te Shkreli.

Në momenti e zbulimit, "Pharma Bro" “shiti”, duke e vënë në mes të kësaj historie  Trumpin e ri: "Kam një mijë prova. E kemi filluar para tre muajsh, tani janë 40-50 veta pas”, tha Shkreli në platformën  X.

Shqiptari "shet" djalin e Trump. Të dy pas kriptomonedhës
Barron Trump

“U habita, por tani jemi miq, madje i kam dhënë këshilla për fakultetin. Ai dëshiron të fitojë para”. Stafi i ish-presidentit nuk e komentoi apo e mohoi, por Shkreli – i konsideruar nga kritikuesit e tij dhe nga ligji si një mashtrues – nuk ka dalë ende me asnjë nga ato mijëra prova.

 

Poll