MAGAZINË /

“Është e pabesë...”/ Ç'ndodhi mes Julias e Ilnisës pas daljes nga Big Brother?

Me rikthimin në jetën e përditshme, Julia dhe Ilnisa, nuk u panë më në shoqërinë e njëra-tjetrës. Kur u pyet pak kohë më parë për raportin me ish-banoren, ajo tha: “Ilnisa, kush? E dashura e Meritonit?” 

Shkruar nga Versus

“Është e pabesë...”/ Ç'ndodhi mes Julias

Nuk kanë të njëjtën moshë dhe eksperincë jetë, por kishin të njëjtën "armike" brenda shtëpisë së Big Brother Albania. Ilnisa Agollin dhe Julia Ilirianin, në fillim i bashkonte një “luftë” e hapur me Eglën, por duket se jashtë shtëpisë se ‘BBV’, gjërat ndryshuan...krejësisht madje

Me rikthimin në jetën e përditshme, Julia dhe Ilnisa, nuk u panë më në shoqërinë e njëra-tjetrës. Kur u pyet pak kohë më parë për raportin me ish-banoren, ajo tha: “Ilnisa, kush? E dashura e Meritonit?” Ironia nuk ishte e pritshme nga aktorja, pasi asaj kohe pati zëra që ajo dhe Ilnisa do të kishin një projekt bashkë.

Pasditen e djeshme, në “S’e luan Topi”, Julia nuk i shpëtoi përsëri pyetjes për Ilnisën.

Madje, pyetjes se si i ka raportet me të, ajo i përgjigjet me pyetje: “Pse ata njerëzit që kanë qenë bashkë në Big Brother nuk takohen me njëri-tjetrin?  Nuk kam asgjë me Ilnisën. Nëse Ilnisa ka gjë me mua, le të ma thotë. Nëse thashë, e dashura e Meritonit, thashë një të vërtetë, apo jo?”- tha Julia 

Ndërkohë, Renee, vajza e aktores, e përsëriti edhe një herë përgjigjen e pyetjes që e ëma po e anashkalonte: “Është e pabesë” – tha ajo, po këtë iu desh edhe të shpjegohej për këtë deklaratë:

“(Ilnisa) është e pabesë. Unë them atë që shoh. Nuk e kam takuar dhe duket si paragjykim, por këtë përshtypje kam”.

Julia ndërhyn pas së bijës duke thënë se ky është mendimi i saj, por në të vërtetë ajo dhe Ilnisa nuk kanë qenë asnjëherë mikesha.

Poll