Vetëm një muaj pasi u largua nga Juventusi, Massimiliano Allegri duket se ka pasur kontakte me rivalët e tyre të Milan për të shikuar mundësinë e emërimit të tij të mundshëm.
Trajneri 56-vjeçar italian e la “Zonjën e Vjetër” në rrethana mjaft dramatike muajin e kaluar, duke u shkarkuar vetëm pas më pak se 48 orësh pasi udhëhoqi klubin drejt trofeut të 15- të të Kupës së Italisë me një fitore ndaj Atalantës në finale e rezultat 1-0.
Allegri u tërbua në “Stadio Olimpico” ku mori edhe karton të kuq, ku Juventusi e mori këtë si shkak dhe sjelljet e tij në finale, pasi sipas tyre nuk janë sjellje që i përkasin klubit bardhezi.

