MAGAZINË /

Mëngjesi nis me kthjellime, por pasditja rikthen reshjet e shiut, si parashikohet të jetë moti sot

Parashikimi i motit, 19 shkurt.

Shkruar nga Versus

Mëngjesi nis me kthjellime, por pasditja rikthen reshjet e shiut, si

Ditën e Enjte moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në veri e jug të vendit në orët e mesditës e pasdite. Në orët e vona të mbrëmjes mot me vranësira mesatare dhe të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët priten të bëhen prezente në ekstremet veri dhe jug prej orëve të mesditës. Në orët e mbrëmjes vonë reshjet e herëpashershme të shiut priten të prekin pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 24 m/s. Versus.al

Poll