MAGAZINË /

Interi "ngrin" në acarin norvegjez, skuadra modeste i jep leksion futbolli gjigandit italian

Skuadra norvegjeze tregoi vendosmëri të jashtëzakonshme.

Shkruar nga Versus

Interi "ngrin" në acarin norvegjez, skuadra modeste i jep leksion

Bodo/Glimt ka shkaktuar një nga befasitë më të mëdha të këtij edicioni në play-off-in e Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Interin me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë, në një përballje me ritëm dhe emocione.

Skuadra norvegjeze e nisi sfidën me guxim dhe kaloi në epërsi në minutën e 20-të. Pas një pasimi të shkëlqyer nga Kasper Hogh, Sondre Fet u gjend i lirë brenda zonës dhe realizoi me saktësi për 1-0, duke ndezur festën në tribunat vendase.

Inter reagoi dhe barazoi në minutën e 30-të. Pas një rrëmuje në zonë, Francesco Pio Esposito përfitoi nga topi i kthyer dhe shënoi për 1-1. Goli u kontrollua nga VAR-i për një prekje me dorë, por u konfirmua dhe festa e zikaltërve vazhdoi.

Megjithatë, në pjesën e dytë Bodo/Glimt tregoi vendosmëri të jashtëzakonshme.

Në minutën e 61-të, Jens Hauge riktheu epërsinë për vendasit pas një asistimi nga Hogh, duke realizuar bukur në këndin e sipërm të majtë për 2-1. Vetëm tre minuta më vonë, në minutën e 64-të, Hogh këtë herë u shndërrua në realizues, duke shfrytëzuar një pasim nga Ole Blomberg dhe duke vulosur rezultatin 3-1. 

Pavarësisht rasteve që patën, lojtarët e Interit nuk mundën ta dërgonin topin në rrjetë dhe tani mbetet që të përmbysin gjithçka në ndeshjen e kthimit për t'u kualifikuar më tej. Versus.al

Poll