MAGAZINË /

"Familja ime i ka dhënë bukë familjes së saj", Rogerti shpërthen ndaj Selin

Shkruar nga Versus

"Familja ime i ka dhënë bukë familjes së saj",

Mbrëmjen e djeshme pati një debat mes banorëve të Big Brother VIP 5 që duket se nuk ka përfunduar me aq, por është shtrirë edhe përgjatë zhvillimeve të ditës së sotme.

Pasi u përplas me Selinën, Rogerti foli me Mateon të cilit i dha detaje nga marrëdhëniet mes dy familjeve jashtë shtëpisë. Ai tha se Selina i ka përmendur familjen në diskutim, madje sipas tij, ka bërë deklarata të forta si: “Të jem unë djali yt, s’dua të kem baba”, si dhe i është drejtuar Juelës me fjalët: “Pyete Rogertin për burrërinë”.

Ai shtoi se nuk e pranon që të përmendet familja e tij në këtë mënyrë, duke theksuar: “Familja ime i ka dhënë bukë familjes së saj”.

Më tej, ai përmendi edhe fëmijët, duke thënë se djali i tij ka luajtur me mbesën e Selinës, por tashmë marrëdhëniet mes familjeve janë ftohur aq shumë sa “nuk duan të shihen me sytë e ballit”, gjë që, sipas tij, është e kuptueshme në këtë situatë.

Rogerti la të kuptohet se ka edhe detaje të tjera që preferon të mos i bëjë publike, duke i cilësuar si të turpshme për t’u përmendur. Versus.al

Poll