MAGAZINË /

"Hape një derë në zemër për mua"/ Moment emocionues, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë

Një ribashkim i shumëpritur mes dy vëllezërve preku publikun, teksa Stenaldo u surprizua në studio nga Xhoeli pas vitesh ndarje, në një moment plot lot, krenari dhe rrëfime për sfidat e jetës

Shkruar nga Versus

"Hape një derë në zemër për mua"/ Moment

Një moment tepër prekës u transmetua mbrëmjen e sotme në spektaklin Big Brother, ku protagonisti Stenaldo u surprizua me një takim të papritur me vëllanë e tij, Xhoel, pas shumë vitesh ndarje.

Takimi emocionues përloti jo vetëm dy vëllezërit, por edhe publikun në studio. Xhoeli u shpreh se ndihet krenar për rrugëtimin e Stenaldos dhe se fakti që kjo ditë erdhi është një arritje e madhe për të dy. Nga ana e tij, Stenaldo e cilësoi momentin si një nga më të bukurit e jetës, duke theksuar se kishte pritur gjatë për këtë përballje me të kaluarën dhe plagët personale.

Ai tregoi se kishte folur shpesh për vëllanë gjatë qëndrimit në shtëpi dhe se mbante një ndjenjë faji që nuk ishin takuar më herët. Stenaldo shtoi se sfida më e madhe për të dhe për Flutura kishte qenë të gjenin forcën për të përballuar vështirësitë, por besonte se një ditë ribashkimi do të ndodhte.

Xhoeli, nga ana tjetër, rrëfeu se kishte kaluar periudha të vështira shëndetësore dhe se kishte udhëtuar në Itali për një operacion, por tani ndodhet më mirë dhe shpreson të realizojë synimet e tij në vitet e ardhshme. Ai e inkurajoi vëllanë të vazhdojë rrugën që ka nisur, duke e cilësuar si një person të fortë dhe të zgjuar.

Pjesë nga biseda: 

Xhoeli: Jam mirë, jam krenar për ty. Mjafton që erdhi kjo ditë, ia dolëm.

Stenaldo: Një nga momentet më emocionuese të jetës. Takohemi pas shumë vitesh, kam fatin të ballafaqohem me plagët e jetës sime. Janë bërë shumë vite… vështirësia më e madhe e imja edhe e Fluturës ishte të gjenim forcën… Kam folur për Xhoelin në Big Brother, kam një ndjesi faji. Forca është dhe diku njerëzit do ta mbledhin, e dija që do shiheshim dhe kjo ditë erdhi.

Xhoeli: Që kur mora vesh që u fut Stenaldo. Dua t’i them të vazhdojë kështu, është shumë i fortë. Di t’i zgjidhë problemet me zgjuarsinë e tij dhe do që drejtësia të vihet në vijë. Unë jam shumë krenar për të.

Stenaldo: Unë do të të kërkoj të hapësh një derë, të jesh një mik zemre për mua.

Xhoeli: Në Itali shkova për t’u operuar, kalova shumë vuajtje. Tani jam më mirë, do kalojnë edhe ca vite dhe mendoj se do arrij disa objektiva në jetë.

 

 

Poll