
Ndeshja mes Benfica dhe Real Madrid për fazën play-off të UEFA Champions League u shoqërua me tensione të forta, pasi sulmuesi brazilian Vinícius Júnior denoncoi një incident me përmbajtje raciste gjatë lojës.
Sipas raportimeve, futbollisti i Benficës Gianluca Prestiani dyshohet se e ofendoi brazilianin duke e quajtur “majmun” disa herë.
Arbitri aktivizoi protokollin kundër racizmit, ndërsa atmosfera në stadium u tensionua edhe më shumë kur tifozët nisën ta vërshëllenin lojtarin e Realit në çdo prekje të topit dhe hodhën objekte në drejtim të tij.
Në mbrojtje të shokut të skuadrës doli Kylian Mbappé, i cili iu drejtua me tone të ashpra lojtarit duke e quajtur racist ku*v dhe kërkoi ndëshkim.
????”ERES UN PUT* RACISTA!!”
— NoKai (@nokai) February 17, 2026
Mbappé a Prestiqnnipic.twitter.com/XN3P1bu3vh https://t.co/djDyiT9je3
Pas ndeshjes, ai deklaroi se futbollisti i Benficës “nuk duhet të luajë më kurrë në Champions League”, duke shtuar se skuadra kishte menduar edhe të largohej nga fusha.
Para incidentit, pati edhe provokime të tjera në fushë, mes tyre momenti kur mbrojtësi i Benficës Nicolás Otamendi i tregoi Viníciusit tatuazhin e Kupës së Botës 2022. Në fund të takimit, situata u përshkallëzua me hedhje sendesh nga tribuna drejt brazilianit.
Sipas rregullores disiplinore të UEFA-s, sjelljet raciste dënohen me pezullim minimal prej 10 ndeshjesh ose sanksione të tjera të rënda.
Vetë Vinícius reagoi publikisht duke i quajtur “frikacakë” autorët e ofendimeve dhe duke theksuar se raste të tilla nuk janë të reja për të. Ai kritikoi gjithashtu mënyrën e zbatimit të protokollit në stadium, duke thënë se nuk i shërbeu situatës.
Mbështetje për brazilianin shprehu edhe legjenda franceze Thierry Henry, i cili deklaroi se e kupton çfarë po kalon lojtari sepse ka përjetuar vetë episode të ngjashme gjatë karrierës. Henry shtoi se reagimi i Viníciusit tregon se diçka serioze ka ndodhur dhe i bëri thirrje Prestianit të tregojë publikisht çfarë ka thënë në fushë.
Ngjarja ka bërë xhiron e botës dhe pritet që autoritetet disiplinore të analizojnë pamjet dhe raportet zyrtare për të vendosur nëse do të ketë masa ndëshkuese./Versus.al

