POLITIKË /

“Më 20 shkurt s’duam paradë mode e njerëz me kollare”, demokratët-Berishës: Hiqe fjalën ‘protestë paqësore’

Shkruar nga Versus

“Më 20 shkurt s’duam paradë mode e njerëz me

Gjatë takimit në Sukth, dy prej anëtarëve të Partisë Demokratike i kanë kërkuar Berishës mobilizim të madh për protestën e 20 shkurtit përballë kryeministrisë.

Njëri prej tyre i kërkoi kryedemokratit që mos ta përdorte më shprehjen “protestë paqësore” duke shtuar se populli ndodhet në kufijtë e mbijetesës.

“Për çdo demokrat që e ndjen me zemër, është thelbësore. Do t’ju lusja publikisht fjalën ‘protestë paqësore’ të mos ekzistojë më. Personalisht 3 maji i 2013-ës, fjalimin e Gramoz 2 prillit, unë e kam në fyt. Nëse ne pjesa tjetër e popullsisë nuk jemi shqiptarë, apo nuk kemi gjak shqiptari, të rrimë nëpër shtëpi ose të marrim rrugët e emigracionit. Dita 20 nuk duhet të jetë paradë mode, jemi në kulmin e mbijetesës”- u shpreh njëri prej të pranishmëve.

Një tjetër demokrat tha se duhet që të gjitha forcat politike të mobilizohen.

“Duhet mobilizim shumë i madh nga të gjitha forcat politike. do kisha dëshirë që të mos shikoja njeri me kollare atë ditë se sikur na bezdisin”- tha demokrati. Propozimet e tyre u duartrokitën nga të pranishmit duke treguar se dëshironin që aksioni të përshkallëzohej. Versus.al

Poll