POLITIKË /

"Nis paqësisht, por mund të ndryshojë", ambasada e SHBA thirrje amerikanëve për protestën e PD: Shmangeni!

Qytetarëve amerikanë iu bëhet thirrje që të informohen për mbylljen e rrugëve dhe zonat që do jenë të bllokuara të premten.

Shkruar nga Versus

"Nis paqësisht, por mund të ndryshojë", ambasada e SHBA

Ambasada e SHBA ka reaguar për protestën e paralajmëruar më 20 shkurt nga Partia Demokratike duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të bëjnë kujdes.

Në njoftim, qytetarët amerikanë këshillohen që të ndjekin mediat dhe udhëzimet e policisë për bllokimin e rrugëve apo ndërprerjen e trafikut. Më tej thuhet se pavarësisht se tubimi nis në mënyrë paqësore, ekziston mundësia që situata të ndëryshojë shpejt dhe protesta të zgjerohet.

“Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të premten, më 20 shkurt 2026, në orën 18:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë ndërtesës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Pritet një prezencë e shtuar policore, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut në orët para dhe gjatë protestës. Policia e Shtetit ka paralajmëruar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime në pjesë të ndryshme të qendrës së qytetit. Personeli i Ambasadës së SHBA-ve është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit.

Edhe pse protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në blloqe dhe ndërtesa të tjera qeveritare pranë, duke shkaktuar ndërprerje trafiku, devijime dhe mbyllje rrugësh. Udhëzimi ynë i përgjithshëm është të shmangni zonat e protestës. Nëse jeni në qytet, ju lutemi që të mbani vigjilencë dhe të prioritizoni sigurinë tuaj personale”,- bën thirrje ambasada amerikane. Versus.al

Poll