POLITIKË /

“3 drejtorë kanë vjedhur më shumë se gjithë byroja e Enver Hoxhës”, Berisha: Jemi në pikën më kritike

Shkruar nga Versus
“3 drejtorë kanë vjedhur më shumë se gjithë
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot foltoren e radhës me demokratët në Sukth të Durrësit ku hodhi akuza ndaj qeverisë Rama për abuzime me paratë e buxhetit të shtetit.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama kërkon të bëjë ndryshime në legjislacion që të jetë i paprekshëm nga drejtësia së bashku me ministrat.

“Këta kriminelë që meritojnë çdo epitet, na thonë se do bëjmë ligjin për të mbrojtur ata për vjedhjet që kanë bërë. Këta guxojnë si askund në botë në vend që të paraqiten para drejtësisë, na thonë jo, do vjedhim, do ju vjedhim sa të mundemi. Nuk ka provokim më të rëndë, akt më të ulët, meritojnë çdo përgjigjie.

Nuk ka akt më armiqësor kur kujton Shqipërinë që po tretet, të sëmurët që japin shpirt në spitale pa ilaçe e mjekim, kur kujton shkollat në rrënim. Këta bëjnë ligjin, tani që janë kapur. Nuk ka ndodhur në botë, janë bërë përpjekje, por kurrë të kësaj natyre. Kurrë një kryeministër nuk ka dalë të thotë me ligj unë nuk lejoj këtë veprim. Asnjë zgjidhje nuk ka përveç forcës sonë”- u shpreh Berisha.

Kryedemokrati shkoi më tej duke thënë se vetëm 3 drejtorët e bashkisë së Tiranës kanë vjedhur më shumë sesa të gjithë drejtuesit e byrosë politike të Enver Hoxhës në 45 vite.

“Përsa i përket vjedhjes, sa ç’kanë vjedhur 3 drejtorët e bashkisë së Tiranës, të marrësh të gjithë drejtuesit e byrosë politike të Enver Hoxhës, ato të drejtorëve janë shumë më të mëdha. Të gjithë lehtësirat e tyre të marra së bashku nuk bëjnë sa hoteli 20 katësh në Durrës i drejtorëve të Tiranës. Hotel që nuk konfiskohet sepse aty aksionerë janë Olsi Rama me Erion Veliajn. Imagjinoni ju se ku kanë shkuar miliarda të vjedhura në 12 vite. Në 12 vite Edi Rama ka patur në dorë 67 miliardë euro taksat tuaja, se këta i dyfishuan taksat”- shtoi kreu i PD. Versus.al

Poll