Deri 2 ditë më parë askush jashtë rrethit të familjes dhe miqve nuk e njihte Ilarion dhe Ilarian. Sot i njeh jo vetëm Italia, por edhe përtej saj. Ata janë një çift që kurozuan dashurinë e tyre dy ditë më parë. Polici 28-vjeçar me origjinë nga Trani dhe operativ në komisariatin Barletta-Andria-Trani dhe nusja e tij e re, 30 vjeçe nga Canosa dhe lojtare e Golden Oaks Bisceglie, shkuan në altar jo si çdo çift tjetër. Kjo pasi Ilaria shkoi me karrocë ngase vuan nga atrofia muskulare kurrizore (SMA) që kur ishte fëmijë.
Ilario, poliziotto della questura di BAT, ha sposato Ilaria "Fin dal primo incontro ci siamo legati indissolubilmente e mia moglie mi ha fatto avere una visione priva di etichette con più comprensione verso sé stessi e il prossimo”.
— Polizia di Stato (@poliziadistato) July 6, 2024
Auguri ragazzi, l'amore va oltre????#6luglio pic.twitter.com/JFrRTG3kZV
Dy të rinjtë realizuan ëndrrën e tyre të dashurisë dhe u martuan në Kishën e Tranit. Së bashku ata u përballën me shumë sfida dhe ditët e fundit thanë ‘po-në’ të rrethuar nga dashuria e njerëzve të tyre të dashur.
"Që nga takimi ynë i parë, ne kemi qenë të lidhur pazgjidhshmërisht - tha Ilario, emocionalisht -. Mund të duket paradoksale, por paaftësia e Ilarias ka qenë gjithmonë një element që më ka bërë të mendoj se sa shumë mund të më japë jeta, me mijëra aspektet e saj. Një person si gruaja ime, e aftë të më kuptojë dhe të ketë, si unë, një vizion pa etiketa, më shumë mirëkuptim ndaj vetes dhe ndjeshmëri ndaj të tjerëve”.
Ceremonia ishte një manifestim prekës gëzimi dhe dashurie. Kisha ishte stolisur me lule të bardha dhe bashkë me dritat e buta e bënë këtë dite të paharrueshme. Miqtë, familja dhe të gjithë kolegët vlerësuan bukurinë e lidhjes mes dy të rinjve, duke dëshmuar për dashurinë dhe mbështetjen e një komuniteti të bashkuar.
Kolegët, me uniformë dhe jo, e përqafuan me ngrohtësi çiftin, duke ndarë me ta lumturinë e kësaj dite të veçantë.
Një video e shkurtër e ceremonisë është publikuar në profilet sociale të Komisariatit të Policisë. Pavarësisht sfidave që jeta u ka rezervuar, Ilaria dhe Ilario mbeten shembull i dashurisë, forcës dhe vendosmërisë.
Lajmi për bashkimin e tyre ka mbërritur edhe në kryeministren Giorgia Meloni e cila ka vendosur t'i kushtojë një postim në X të porsamartuarve.
Auguri a questa splendida coppia ❤️ pic.twitter.com/T9pjG4zpYR
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) July 6, 2024
Urimet më të mira për këtë çift të shkëlqyer”, ka shkruar kryeministrja.







