MAGAZINË /

VIDEO/ Çfarë e irritoi Justin Bieberin? Këngëtari shfaqet duke u bërtitur fansave

Pamjet e atij momenti janë bërë virale në rrjetet sociale, teksa bie në sy edhe veshja jo e zakonshme e këngëtarit

Shkruar nga M.H
VIDEO/ Çfarë e irritoi Justin Bieberin? Këngëtari shfaqet
Justin Bieber gjatë momentit të incidentit

Justin Bieber ka shprehur zemërimin e tij kundrejt fansave ditën e sotme në një hotel në Los Angelos, teksa priste të vinte bashkëshortja e tij, Hailey Bieber.

Pamjet e atij momenti janë bërë virale në rrjetet sociale, teksa bie në sy edhe veshja jo e zakonshme e këngëtarit.

Incidenti ndodhi, kur Justin po kalonte në korridorin e hotelit dhe papritur u rrethua nga disa fansa.

Këngëtari u kërkoi me mirësjellje të largoheshin dhe ta linin të qetë, por duke mos vepruar në këtë mënyrë Bieber filloi të ngrinte zërin e tu bërtiste.

A është kjo qesharake për ju? Kjo ju duket qesharake?” u tha ai, ndërsa ata vazhdonin ta filmonin.

Më pas, stafi i hotelit ndërhyri dhe largoi fansat, të cilët ishin adoleshentë që kishin dalë nga një festë.

Largohuni nga këtu”, u tha Bieber në fund.

Rikujtojmë se Justin dhe Hailey Bieber janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

/ Versus.al

Poll