
Deputeti socialist Taulant Balla ka denoncuar tiktokerin e njohur Kozak Braçin për ndotje të mjedisit pasi Kozak u shfaq duke hedhur një kanaçe në det teksa lundron në një jaht.
Në videon e publikuar në faqen e tij të Facebook, Balla kërkon që Kozaku të gjobitet me 200 mijë lekë pasi ka shkelur një nga rregullat kryesore të mbrojtjes së mjedisit.
“Gjoba për këtë tipin që hedh mbeturinat në det është 200 mijë lekë. O djali nuk e bën dot “të fortin” duke hedh kanaçen në det” shkruan Taulant Balla përbri videos së publikuar.
Pamjet filmike të Kozakut mendohet të jenë që nga vera e vitit të kaluar, pasi e njëjta video është publikuar nga vetë tiktokeri në rrjet.

