MAGAZINË /

VIDEO/ Kozak nxjerr “bllof” Ballën për kanaçen në det: Xhirimi u bë në Mykonos 2 vite më parë, paguam gjobë

Në reagimin e bërë në Instastoryn e tij, Kozaku sqaron se video ka më shumë se dy vite që është regjistruar

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Kozak nxjerr “bllof” Ballën për kanaçen

Pas denoncimit që Taulant Balla i bëri në rrjetet sociale tiktokerit Kozak Braçi, për ndotjen e mjedisit, ka reaguar ky i fundit ku ka sqaruar situatën me videon virale tashmë në internet.

Në reagimin e bërë në Instastoryn e tij, Kozaku sqaron se video ka më shumë se dy vite që është regjistruar, ndërsa pretendon se e gjitha ka qenë një vlog dhe kanaçja e hedhur është marrë direkt pas mbarimit të xhirimeve.

Më tej Kozaku nënvizon se video nuk është regjistruar fare në Shqipëri, ndërsa thotë se për këtë gjest shoku i tij është gjobitur.

“Megalluksa ç’a bëtë, si ia kaluat? Tani do i bëj thirrje ministrit, kam qenë në Muykonos me një shokun tim duke bërë një vlog.

Kam qenë në mes të Mykonosit para dy vitesh e ca, e ke dhe me datë kur është postruar videon sa e kam hedhur kanaçen e ka marrë ai shoku im direkt prapa. Madje ky shoku im në Greqi ka paguar gjobë për të. Video nuk është bërë në Shqipëri, mund ta testosh këtë se duken jahtet e vendit” shprehet Kozaku në reagimin e tij.

Edhe pse Kozaku sqaron në reagimin e tij se video është filmuar para dy vitesh në Mykonos, Taulant Balla ka theksuar në postimin e tij se personazhi i njohur i TikTok-ut duhet gjobitur pavarësisht se ku apo kur ka ndodhur ngjarja.

 

Poll