Barazimi 1-1 i Sunderlandit me Bristol City në ligën e dytë angleze mund të ishte ngjarja kryesore në fushë, por ishte konferenca për shtyp pas ndeshjes ajo që vodhi vërtet shfaqjen.
Teksa trajneri i Sunderlandit foli me gazetarët për ndeshjen, një pjesë e tavanit në sallën e konferencave u shemb.
Fatmirësisht, askush nuk u lëndua, por momenti u kap nga kamera dhe tashmë ka mbledhur mbi 1 milion shikime. Gazetari vendas James Copley raportoi se shkak për shembjen e tavanit ishte një rrjedhje uji nga katet sipër.
Pavarësisht dramës së vogël, Sunderland po ecën mirë në fushë, duke u renditur ekipi i katërt në kampionat pas 20 raundeve me 37 pikë. Versus.al







