
Gjatë fjalës me gazetarët në Selinë Blu, pas përfundimit të protestës kombëtare, Sali Berisha u pyet për Ervin Salianjin i cili ishte i pranishëm në protestë.
Kreu i PD-së, u përgjigj me diplomaci duke thënë se çdo njeri ishte i mirëpritur, përfshirë këtu Ervin Salianjin.
“Çdo njeri që vjen në protestë është i mirëpritur. Nuk është protesta monopol i Sali Berishës, protesta është vullnet i të gjithë qytetarëve që ndjejnë që do protestojnë”, tha Berisha, teksa nuk shpjegoi nëse do të rregullonte mosmarrëveshjet me Salianjin i cili ka organizuar takime në disa qytete duke sfiduar hapur kreun e demokratëve.
Berisha deklaroi se opozita do të vijojë “luftën” me qeverinë e Ramës deri në dorëheqjen e këtij të fundit.
“Për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar demokracinë dhe familjen. Ne jemi të pamposhtur”, tha Berisha./Versus.al








