AKTUALITET /

SKANDALI/ Andis Papa "BLEU" 10 milionë euro çokollata me paratë e AKSHI-t!

Shkruar nga Versus

SKANDALI/ Andis Papa "BLEU" 10 milionë euro çokollata me

Hetimet e SPAK në dosjen AKSHI, përtej ndikimit të grupit kriminal, kanë zbuluar edhe një skemë të transferimit dhe pastrimit të parave.

Vetëm në 3 vite, përfshi 2018–2020–2021, plot 10 milion euro i janë kaluar me fatura një distributori çokollatash dhe biskotash.

Sipas dosjes, ku i proceduar është edhe biznesmeni Rogers Rryta, rezulton se ai së bashku me babain kanë një biznes MEGA DISTRIBUTION të tregtisë import–eksport të produkteve ushqimore dhe veshjeve.

Sipas Rogers Rrytës dhe deklarimeve të tij përpara BKH, ai thotë se tek produktet ushqimore kanë përfaqësinë e kompanisë ULKER dhe tregtojnë kryesisht këto produkte.

SKANDALI/ Andis Papa "BLEU" 10 milionë euro çokollata me

Para hetuesve ai deklaron me përgjegjësi se tregtojnë vetëm produkte ushqimore dhe veshje dhe se nuk kanë asnjë lidhje me fushën e teknologjisë apo produkte IT.

Po ashtu, ai ka sqaruar se ka pasur marrëdhënie tregtare me kompanitë Fastech dhe Soft & Solution, por se nuk mban mend si ka nisur kjo marrëdhënie kur ai ka qenë administrator i Mega Distribution.

Deklarimi i biznesmenit Rogers Rryta:

“Lidhur me kreditimet me fonde të vazhdueshme gjatë viteve 2018, 2020 dhe 2021, në shumë totale mbi 10 milion euro në llogaritë bankare të subjektit të tij, në bankat BKT dhe Credins, në monedhën euro, USD dhe ALL, deklaron se janë pagesa ndaj faturave që bëhen për shitjet. Këto fatura lidhen me shitjen e çokollatave dhe biskotave. Këto fonde janë përdorur për të vazhduar aktivitetin tregtar që ai ka. Nuk ka dijeni për aktivitetin tregtar që kryejnë subjektet ‘Fastech’ sh.p.k. dhe ‘Soft & Solution’ sh.p.k. Nuk njeh shtetasin Ermal Beqiri, nuk ka pasur ndonjëherë marrëdhënie me të. Nuk njeh shtetasin Andis Papa, nuk ka pasur ndonjëherë marrëdhënie me të. Në të njëjtin qëndrim deklaron edhe lidhur me shtetasit Ergys Agasi dhe Mirlinda Karçanaj.”

Ndërsa pronari i Fastech, Andis Papa fillimisht ka deklaruar se blerjet nga Mega Distribution në masën 10 milionë uro përfaqësonin shërbime teknologjie, por kur është vënë përpara fakteve nga hetuesit e BKH se Mega shiste vetem cokollata dhe biskota ka ndryshuar version. 

"Sic ju thashë nuk e di mire cfarë kemi blerë. Kemi bërë dhe kontrata me këtë shoqëri. Mbaj mend që ata sillnin produkte nga Turqia."

Ndaj biznesmenëve Rryta dhe Papa, SPAK dhe GJKKO kanë caktuar masën e sigurisë bllokim pasaporte, ndërsa hetimet vijojnë./Kapital

Poll