
Forca të shumta policie kanë zbarkuar pranë Kryeministrisë në Tiranë, në kuadër të masave të shtuara të sigurisë të ndërmarra nga Policia e Shtetit për protestën kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike, e cila pritet të zhvillohet sot në orën 18:00.
Policia ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa pritet një prani e shtuar e efektivëve në zonën përreth Kryeministrisë dhe akseve kryesore të kryeqytetit./Versus.al

