Rexhep Ademi, qytetari i njohur për protestat e tij të gjata para godinës së SPAK-ut, është dhunuar nga dy persona në qytetin e Kavajës.
Sipas pretendimeve të tij, ngjarja lidhet me një konflikt pronësie, pasi ai akuzon se po tentohet t’i merret toka për qëllime ndërtimi.
Pamje të rënda
Ademi u bë i njohur publikisht pasi protestoi për ditë të tëra para SPAK-ut, duke kërkuar drejtësi për vrasjet dhe dhunën ndaj anëtarëve të familjes së tij, ndërsa mbante pankarta me emrat e familjarëve të ndjerë.
Në deklarimet e mëparshme për mediat, ai ka pohuar se familja e tij ka qenë prej vitesh objekt sulmesh dhe presionesh, duke përfshirë vrasjen e nënës dhe të dajës, si dhe tentativa për vrasje ndaj të afërmve të tjerë.
Ademi ka kërkuar hetim të plotë për disa ngjarje të rënda, mes tyre vrasjen e Selman Ismailit dhe tentativën e vrasjes së Sheko Qerim Ademit.
Sipas tij, këto ngjarje lidhen me grabitjen e pronave të familjes nga individë të caktuar, ndërsa disa raste, si ai i familjes Qerim Rifat Ismaili, janë mbyllur me versione të dyshimta, përfshirë pretendime për vetëvrasje. Ai kërkon që drejtësia të rihapë dhe të hetojë në mënyrë të thelluar këto çështje./Versus.al
View this post on Instagram

