Qentë janë miqtë më të mirë të njeriut dhe Zeusi nga Heraklioni i Kretës e dëshmoi këtë! Qeni kuptoi se diçka po ndodhte dhe i shpëtoi jetën një fqinji.
“Papritmas Zeusi filloi të kërcejë lart dhe të lehte si i çmendur, për herë të parë në 8 vitet e jetës së tij. Ajo shkoi tek ai, u përpoq ta qetësonte, por asgjë nuk e ndalonte dot qenin. Aty gruaja e kuptoi se diçka po ndodhte”, tha një familjar për cretalive.gr.
Nëna hapi derën e Zeusit dhe ai doli dhe vrapoi nëpër oborr, duke parë shtëpinë e fqinjit. Gruaja pa andej nga “i tregoi” Zeusi dhe “ngriu”.
“Ajo pa djalin e komshiut të shtrirë në oborr, në gjendje epileptike. Ai kishte konvulsione dhe goditi kokën në një moment. Nëna e të riut, brenda në shtëpi po flinte, nuk kishte vënë re asgjë”, vijon përshkrimi i familjarit.
Pronarja e Zeusit thirri menjëherë për ndihmë, në mënyrë që djali i pafat të merrte trajtimin e nevojshëm mjekësor.
"U shpëtua një jetë,- thonë dëshmitarët, duke theksuar se – duke qenë se po flasim për një të rritur – ndoshta do të kalonin shumë orë para se dikush të fillonte ta kërkonte.







